Role e mbushur me mish të grirë   

Përbërësit:

700 gr mish i grirë

1 kokërr vezë

1 qepë mesatare

1 lgj mustardë

2 lgj krem djathi

1 fetë bukë

½ ls kripë

1 ls piper i kuq

1 ls vaj ulliri

4 vezë të ziera

200 ml salcë domate

Spinaq ose sallatë jeshile

Djathë pice

Djathë kaçkavall i butë

 

Marrim mishin e grirë e përziejmë me qepën, kripën, piperin e kuq, mustardën, bukën, vezën. E punojmë mirë brumin dhe e hapim në një letër kuzhine. Vendosim në rradhë vezët e ziera duke i ndarë me nga një fetë djathë të butë, pasi e kemi lyer me krem djathi sipërfaqen e shtruar të rolesë. E mbështjellim mishin e grirë në formë roleje me ndihmën e një membrane kuzhine. E punojmë mirë rolenë dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta. Më pas e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Pasi është pjekur shtojmë salcën e domates.