Dervishi: Hap pas hapi, si e sabotoi shteti 21 Janarin! Strasburgu kërkon të zbardhet roli i zinxhirit komandues! Juristi Hoxha: Çështja do përfundojë në SPAK

Kritika të drejtpërdrejta për Prokurorinë e Tiranës pati kryeministri Rama në 13-vjetorin e 21 janarit, ndërsa e vetmja shpresë duket se është që dosjen ta rihapë SPAK. Por a mund të ndodhë kjo? Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv evidentoi shkeljet që nxori Gjykata e Strasburgut.

Vendimi i Strasburgut ka disa pika. Së pari thotë që autoritetet ndërhynë në hetime padrejtësisht, që shteti ndërhyri në këtë dosje. Ka disa pika që janë mbështetur: Nuk është zbardhur përgjegjësia e zinxhirit komandues. A e kanë lexuar dhe dinë si funksionon garda. Se çfarë do të bënte atë ditë e ka të shkruar dhe që ka një zinxhir komandues që jep urdhra. Garda atë ditë në Kryeministri ka qenë autoriteti më i lartë. Pra Strasburgut të thotë të shikohet dhe të zbardhet përgjegjësia e zinxhirit komandues.

Do të jepja një shembull me Fatos Nanon në 14 shtator në 1998, e mori me dhunë dhe e nxori nga Kryeministria, pasi i rrezikohej jeta. Ata thonë që duhet të hetohet zinxhiri komandues dhe jo persona të veçantë. A kishte njerëz aty Brenda që dhanë urdhra gojojë? Kjo është e sabotuar.

Videot e kamerave janë fshirë, gëzhojat nuk janë gjetur, garda nuk ka serverin e komunikimeve. Blloku shtetëror që i është hetimit është i madh. Më e rënda është kur nuk u zbatuan urdhër arrestet e prokurorisë nga policia. Mos arrestimi i tyre është një tjetër dëm që i është bërë hetimit” tha ai.

Dervishi bëri një skaner të të gjitha veprimeve që sipas tij bëri Sali Berisha për të prishur dhe manipuluar provat.

Sali Berisha sulmoi prokuroren dhe presidentin, akuzoi opozitën për vrasje me çadër pistoletë, akuzoi gazetarët për puç, nuk lejoi prokurorinë që të hetonte, mbylli dyet e kryeministrisë. U fshinë kamerat e kryeministrisë. Fillimisht u tha se nuk ka server fare. U mohua që të ketë server për radiot e gardës. Nuk u dha armatimi i gardës për ekspertim. Nuk u zbatuan urdhrat e policisë për arrestimet. 18 ditë. Këtu u bë loja e madhe. U fshinë provat Brenda kryeministrisë. Laboratori ynë kriminalistik nuk nxori asnjë provë. Por i nxorën amerikanët. Drejtori i spitalit ushtarak tha se janë vrarë nga afër. Njëri nga ekspertët e kriminalistikës merrte ashklat për të orientuar idenë e rikoshetës, që umetua nga shteti i kohës dhe që gjykata e pranoi si të tillë. Berisha thotë, një prokurori e përgjegjshme vepron dhe jep zgjidhje, por kur kjo nuk ndodh, atëherë ka gjithmonë rrugë të tjera. Atëherë Berisha e përjashtoi prokurorinë me këtë deklarim.

Si rezultat, cfarë patëm? Të gjithë deputetët e PD-së ishin te spitali Ushtarak. Kanë bërë punën e tyre. Dhe rezultati i punës së Berishës ishte se i nxori vrasje nga pakujdesia. Në lartësinë e trupit të njeriut kishte 26 goditje, po hapësirat mes shufrave të hekurave? I bie mbi 100 goditje. Këtu nuk ka të shtëna në ajër por të drejtpërdrejta” tha ai. Më pas renditi gabimet e socialistëve. “Në 2014 Tahiri me iniciativën e vet, shkund policinë për të bërë një hetim për mos zbatimin e urdhrave nga policia, zinxhiri komandues që ishte atë kohë, ishim 3 vite pas ngjarjes dhe arrihet në konkluzionin që duke mos u zbatuar urdhrat e arrestit për 18 ditë u zhdukën dhe u prishën provat. Kjo i është çuar prokurorisë që drejtohet nga Llalla dhe edhe sot nuk është marrë vesh se çfarë u bë me këtë raport. Socialistët nuk e kanë vrarë mendjen se çfarë u bë me këtë dosje. Më pas vjen ministër, Sandër Lleshaj dhe sot vijnë në krye ata që ishin atë kohë, grupi çiftelia dhe hodhën në rrugë Arben Frashërin. Në 11 Nëntor 2023 Balla, thotë “Rrumbullaku po merret me hetimet për përgjegjësinë e shtetit në 21 Janar”.  Rrumbullaku që atëherë ka qenë zv/ drejtor i policisë së shtetit tani do të hetojë Rrumbullakun drejtor. Këta janë tmerr, për të qeshur dhe për të qarë” tha ai.

Juristi Arbër Hoxha tha se Gjykata e Strasburgut me vendimin e dhënë ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror, ndërsa nënvizoi se ka besim se çështja do të përfundojë në SPAK.

“Të ndjerit Aleks Nika nuk i është gjetur, autori i vrasjes dhe gjykuar. Ka shumë gjasa të përfundojë në SPAK. Gjykata e Lartë mund të vendosë, por nëse nuk shfrytëzohet afati një vjeçar që ka dalë përgjimi prova kalon ne dekadence” tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Altin Dumani hetoi në 2013-ën dosjen e gardistëve që qëlluan ndaj protestuesve në 21 janar, gazetari rikujton përfundimet e kreut të SPAK në gjykatën e Apelit

 

Gazetari Ferdinand Dervishi ka sjellë në kujtesë përfundimet e kreut të SPAK Altin Dumani në vitin 2013-ën kur ishte në mbronte gjetjet e organit të akuzës ndaj 2 gardistëve Ndrea Prendit dhe Andrea Llupos në 21 janar.

Në emisionin “5 Pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv, Dervishi tha se ato që ka gjetur gjykata e Strasburgut që e konsideron ngjarjen një krim shtetëror, janë të njëjta me ato të Dumanit në 2013-ën kur u kërkua dënimi i gardistëve me nga 22 vite burg.

“Vendimi i GJEDNJ është fiks ‘copy paste’ i akuzës që ka mbrojtur Altin Dumani në gjykatën e Apelit. Vërteton që prokuroria ka qenë në rregull me hetimin e ngjarjes dhe vlerësimin e provave dhe fajësimin e provuar të autorëve. Gjykata ka dhënë vendim të paligjshëm. Ato që ka gjetur Gjykata e Strasburgut janë të njëjta me mbrojtjen e akuzës apo atë që quhet pretencë në gjykatën e Apelit nga kreu i SPAK sot, Altin Dumani”- tha Dervishi.

Ora 21:50
Si u plagos Fatos Mahmutaj në 21 janar, Dervishi: Ishte ngjitur me Hekuran Dedën, ai e mori plumbin në ballë

 

Hekuran Deda është një prej katër protestuesve të vrarë në 21 janar. Në krah të tij ka qenë dhe gazetari Fatos Mahmutaj i cili mbeti i plagosur. Në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar për momentin kur Mahmutaj është plagosur duke raportuar.

“Hekuran Deda ka qenë në krah me Fatosin. Atë e ka marrë plumbi në ballë e Fatosin në krah. Fatos është plagosur në dorë duke transmetuar live. I është dukur si pickim fillimisht dhe pastaj e ka kuptuar. Unë fillova të thoja këtu se është e rëndësishme se çfarë ka ndodhur atë ditë".

Ora 21:50
‘Hedhin vetëm një karafil në përvjetor’, Dervishi nënvizon gabimet e socialistëve për 21 janarin: Nuk u interesuan sa duhet për hetimet

 

Gazetari Ferdinand Dervishi teksa foli krimin shtetëror të 21 janarit përmendi gjithashtu edhe disa kritika për qeverinë aktuale që i konsideroi si gabime.

I ftuar në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv, Dervishi tha se PS nuk u angazhua mjaftueshëm për hetimin e të vrarëve më 21 janar duke sjellë në vëmendje faktin që raporti i nxjerrë nga hetimet e kohës kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm, iu çuan prokurorit të përgjithshëm Adriatik Lalla por ky i fundit nuk ktheu kurrë përgjigjie dhe PS nuk u interesua për diçka të tillë.

“Në 2014-ën Tahiri me iniciativën e vet, shkund policinë për të bërë një hetim për mos zbatimin e urdhrave nga policia, zinxhiri komandues që ishte atë kohë, ishim 3 vite pas ngjarjes dhe arrihet në konkluzionin që duke mos u zbatuar urdhrat e arrestit për 18 ditë u zhdukën dhe u prishën provat.

Kjo i është çuar prokurorisë që drejtohej nga Llalla edhe sot nuk është marrë vesh se çfarë u bë me këtë raport. Socialistët nuk e kanë vrarë mendjen se çfarë u bë me këtë dosje. Më pas vjen ministër, Sandër Lleshaj dhe sot vijnë në krye ata që ishin atë kohë, grupi “Çiftelia” dhe hodhën në rrugë Arben Frashërin.

Në 11 Nëntor 2023 Balla, thotë “Rrumbullaku po merret me hetimet për përgjegjësinë e shtetit në 21 Janar”.  Rrumbullaku që atëherë ka qenë zv/ drejtor i policisë së shtetit tani do të hetojë Rrumbullakun drejtor. Këta janë tmerr, për të qeshur dhe për të qarë” tha Dervishi në Report Tv.

Duke kritikuar qeverinë, Dervishi tha se socialistët kujtohen për viktimat vetëm kur është përvjetrori i krimit të rëndë.

“Këta njerëz që kanë qenë në pushtet kaq gjatë kujtohen për këtë ngjarje kur u vjen përvjetori. Kanë pasur dhe kanë shumë pushtet për ta zbardhur këtë histori. Si ka mundësi që Ndrea Prendi nxjerr pistoletën dhe qëllon me breshëri disa herë ndaj turmës?

Pse nuk e kanë bërë që në fillim këtë gjë? Po bërtasin për Strasburgun, investim i kujt është? I familjarëve, nuk është i shtetit. Kaq kanë këta, një karafil. Ai karafili i pushtetit, e hedhin aty dhe mbarojnë punë”- shtoi gazetari.

Ora 21:43
Predha që vrau Aleks Nikën, gazetarja Banushi: Ja çfarë kanë kërkuar autoritetet italiane për ekspertizën

 

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka treguar se çfarë kanë kërkuar autoritetet italiane që po bëjnë ekspertizën e predhës që i mori jetën Aleks Nikës në 21 Janar.

“Predha është dërguar në një laborator në Itali priten të ketë rezultate. Po bëhen dhe disa prova të tjera. Krahas predhës laboratori i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës edhe armën. Janë dhe prova të tjera që po hetohen. Ajo predhë shkoi në Amerikë dhe laboratori i ktheu. Laboratorët janë më të sofistikuar dhe prandaj është dërguar në një laborator në Itali. Po bëhen edhe disa ekspertiza të tjera. Veç vrasjes së Aleks Nikës, vrasja e Hekuran Dedës dhe e disa të plagosurve janë ende pa autor”, tha Keti Banushi në studion e Report Tv

Përmes njoftimit për shtyp prokuroria e Tiranës informoi sot  se 'në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit, është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet.

“Gjithmonë i është hedhur faji prokurorisë. E dëgjojmë çdo 21 Janar këtë. Që nga momenti i parë, që nuk u dorëzuan dhe prishën provat, prokuroria ka pasur shumë vështirësi. Megjithatë dosja erdhi në gjykatë. Prokuroria ka kërkuar 23 vite burg për Ndrea Prendin dhe 25 vite për Agim Llupo. Por gjykata ndryshoi kualifikimin e veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia. Janë dhënë dënime qesharake. Prokuroria kërkoi dënime maksimale, por gjykata i dënoi me dënime qesharake. Po bëhen disa ekspertiza të tjera krahas predhës që vrau Aleks Nikën, e cila është dërguar në Itali”, shtoi  Banushi.

Ora 21:35
Juristi Arbër Hoxha: Strasburgu vulosi 21 janarin si krim shtetëror, por nuk i dha zgjidhje! Si mundet SPAK ta marrë në dorë çështjen

 

Juristi Arbër Hoxha në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka treguar se kur mundet SPAK të marrë në dorë çështjen e 21 janarit.

“Policia e shtetit nuk kishte plan masash, e as gjërat më minimale si maskat kundra gaz sipas gjykatës Europiane. Do kishte vend për të shkuar te prokuroria e posaçme pavarësisht se ka një kallëzim, mund të shkohet aty sipas nenit a. Prokuroria mund ta marrë këtë çështje vetëm kur të jetë nën kompetencë të saj, pra të ketë kallëzim ose të hetohet një deputet... vetëm kur janë zyrtarë të lartë dhe në nivel deputetësh...”, tha ai.

Gjykata e Strasburgut me vendimin e dhënë sipas juristit ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror.

“Strasburgu nuk e ka zgjidhur çështjen por ka konstatuar atë që të gjithë shqiptarët e dinin që është një krim shtetëror, që kryeministri i kohës ka penguar hetimet, që zinxhiri komandues nuk është dënuar ashtu siç duhej”.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur