Gazetarja e Report Tv Keti Banushi në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka treguar se çfarë kanë kërkuar autoritetet italiane që po bëjnë ekspertizën e predhës që i mori jetën Aleks Nikës në 21 Janar.
“Predha është dërguar në një laborator në Itali priten të ketë rezultate. Po bëhen dhe disa prova të tjera. Krahas predhës laboratori i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës edhe armën. Janë dhe prova të tjera që po hetohen. Ajo predhë shkoi në Amerikë dhe laboratori i ktheu. Laboratorët janë më të sofistikuar dhe prandaj është dërguar në një laborator në Itali. Po bëhen edhe disa ekspertiza të tjera. Veç vrasjes së Aleks Nikës, vrasja e Hekuran Dedës dhe e disa të plagosurve janë ende pa autor”, tha Keti Banushi në studion e Report Tv
Përmes njoftimit për shtyp prokuroria e Tiranës informoi sot se 'në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit, është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet.
“Gjithmonë i është hedhur faji prokurorisë. E dëgjojmë çdo 21 Janar këtë. Që nga momenti i parë, që nuk u dorëzuan dhe prishën provat, prokuroria ka pasur shumë vështirësi. Megjithatë dosja erdhi në gjykatë. Prokuroria ka kërkuar 23 vite burg për Ndrea Prendin dhe 25 vite për Agim Llupo. Por gjykata ndryshoi kualifikimin e veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia. Janë dhënë dënime qesharake. Prokuroria kërkoi dënime maksimale, por gjykata i dënoi me dënime qesharake. Po bëhen disa ekspertiza të tjera krahas predhës që vrau Aleks Nikën, e cila është dërguar në Itali”, shtoi Banushi.
Lajmi kryesor:
Dervishi: Hap pas hapi, si e sabotoi shteti 21 Janarin! Strasburgu kërkon të zbardhet roli i zinxhirit komandues! Juristi Hoxha: Çështja do përfundojë në SPAK
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13