‘Roli im ishte të ujisja kanabisin dhe të ndizja e fikja dritat’ arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ 19-vjeçari shqiptar në Angli: Erdha për një jetë më të mirë

‘Roli im ishte të ujisja kanabisin dhe të ndizja e fikja dritat’ arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ 19-vjeçari shqiptar në Angli: Erdha për një jetë më të mirë

Foto ilustruese

Një i ri shqiptar ka rënë në pranga të policisë në Angli, pasi u kap duke u kujdesur për 213 bimë narkotike në një ‘shtëpi bari’.

Drilon Zelaj, 19-vjeç, mësohet se kishte mbjellë drogën në gjashtë dhoma në një shtëpi të madhe me katër kate në Bradford.

Sipas mediave britanike, policia kishte monitoruar të riun shqiptar për disa muaj dhe më pas shkruan në banesën ku ndodhej i riu për të kryer kontrollet.

Zelaj fillimisht nuk ua hapi derën efektivëve të policisë, por ato u futën nga dera e prapme, pasi dëgjonin lëvizjet e 19-vjeçarit brenda godinës dhe më pas bënë arrestimin e tij.

Ai fillimisht mohoi se ishte përfshirë në prodhimin e bimëve të kanabisit dhe tha se nuk e kishte ndërtuar ai ‘shtëpinë e barit’, dhe se roli i tij ishte të ujiste bimët dhe të ndizte e fikte dritat.

Prokurori Ken Green tha se Zelaj, një shtetas shqiptar, nuk kishte dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar.

19-vjeçari tha para gjykatës se ai kishte mbërritur në Angli nga Franca për një jetë më të mirë dhe me shpresën për t'i dërguar para familjes së tij të varfër në Shqipëri.

Zelaj fillimisht kishte punuar në një lavazh makinash përpara se të merrej me kultivimin e bimëve narkotike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik