ROME-  Adminstratori i Finmeccanica-s, një prej 10 ndërmarrjeve më të mëdha më botë siderurgjike është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion ndërkombëtar.

Giuseppe Orsi akuzohet se ka marrë ryshfet në vlerën e 51 milionë eurove për shitjen e 12 helikopterëve qeverisë indiane. Mediat italiane shkruajnë se dy urdhër-arreste të tjerë janë nënshkruar për ndërmjetësit që janë kujdesur për "ryshfetet".

Hetimi është nisur nga Prokureria e Napolit dhe u transferua më pas në Busto Arsizio të Lombardisë me urdhër të Gjykatës së Lartë. Orsi ka mohuar çdo akuzë kundër tij.

Kryeministri në detyrë i Italisë, Mario Monti, tha se "Prokuroria do të bëjë punën e saj në mënyrën më të mirë".

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Indisë tha se nuk kishte qenë i informuar për këtë çështje. Në Itali, ky është rasti i fundit pas skandaleve të koorporatave - përfshirë skandalin e bankës Monte Paschi dhe akuzave për ryshfet në radhët e grupit të naftës Saipem.

Finmeccanica është një grup italian që vepron në sektorin e teknologjive të larta dhe midis 10 grupeve botërore që punojnë në fushën e sigurisë, armatimeve për mbrojtje dhe mjeteve hapësinore. Grupi i Finmeccanica-s është i përqëndruar në tre sektorë strategjik - Helikopter, Elektronik për mbrojtjen dhe sigurinë në aeronautike. Ndërkohë ka një pozicion të rëndësishëm botëror në sektorët e transportit dhe të energjisë.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)