Romë, shqiptari i vë flakën vetes
shkak kushtet e vështira ekonomike

Romë, shqiptari i vë flakën vetes<br />shkak kushtet e vështira ekonomike
ROME- Një shqiptar i papunë, rreth të 50-ve, i martuar, baba i tre fëmijëve studentë, i ka vënë zjarrin vetes si pasojë e kushteve të vështira ekonomike.
 
Ngjarja ka ndodhur në Saltara, ku prej shumë kohësh Hysni Daci jetonte bashkë me familjen e tij. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, shqiptari ishte pushuar nga puna para një viti, si rezultat i një shkurtimi stafi në vendin ku ishte i punësuar. Kjo ia ka rënduar së tepërmi gjendjen psikologjike, aq sa e ka çuar në aktin e vetëvrasjes dy herë. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari kishte tentuar të vriste veten edhe dimrin e kaluar.
 
Dje pasdite, 50-vjeçari ka përsëritur aktin ekstrem. Ai ka parkuar makinën në një rrugë kryesore në Barchi, ka dalë nga makina dhe në një park ka spërkatur veten me benzinë dhe ka vënë zjarrin vetes. Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes u përpoqën të shuajnë flakët me ujë, por kur shqiptari u transportua në spital, ishte me 90 për qind djegie në trup dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut