Dje romëve iu tha se do të kishin një takim në ambientet e Qendrës Multifunksionale TEN në varësi të bashkisë në orën 11:00, gjë e cila u zvarrit dhe kështu atyre ju premtua se një takim të mundshëm do të zhvillonin përpara bashkisë.
Por dhe te kjo e fundit ky takim nuk u zhvillua pasi një alterantivë tjetër do ishte takimi i tyre në zonën e Unazës pranë pallateve Agimi. Krahas të nxehtit, komunitetit rom ju desh të përballej dhe me sorollatjen sa në një vend në një tjetër.
Pas shumë mundimesh u arrit që ky takim të zhvillohej në praninë e disa përfaqësuesve të bashkisë dhe këtij komuniteti, të cilët u detyruan të ktheheshin edhe një herë pranë qendrës TEN. Pas shumë premtimesh të marra nga Bashkia e Tiranës, madje për disa prej tyre që janë me shkollë për një punësim të mundshëm në bashki, dhe për të tjerët një punësim apo sigurim për një kafshat buke, përsëri nuk u gjet një zgjidhje përfundimtare pasi sipas këtij komuniteti këto janë veç gënjeshtra që bën bashkia.
(gh/shqiptarja.com)