TIRANE - Punëtorët, kryesisht të komunitetit rom që mbledhin mbetje plastike dhe metalike në landfillin e Sharrës protestuan sërish sot pasi nuk lejohen të hyjnë për të mbledhur shishe plastike e kanaçe për t’i shitur.
”Kam dy kalamaj. Ku do hanë ato. Kush do na japë për të ushqyer”- thotë një nënë rome, teksa mban të voglin në krah.
”Na dhunon policia, na morën e na shtynë, duam bukë të hamë. Kemi një javë që presim dhe nuk kemi asnjë zgjidhje”- thotë një tjetër pjesëtare e komunitetit rom. Ata nuk lejohen nga policia e komisariatit nr 6
Prej një jave punëtoret nuk lejohen të hyjnë në Sharrë. Firma ku punonin i ka larguar nga puna pasi ka ulur çmimin për kilogram me të cilin u merrte materialin që ata mblidhnin.
Pak ditë më parë ata bllokuan rrugën ku kalojnë makineritë e firmës dhe u desht ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar rrugën.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com