Romët, reagon MP: Strehimi në
Sharrë mund të jetë një zgjidhje

Romët, reagon MP: Strehimi në<br />Sharrë mund të jetë një zgjidhje
TIRANE- Ministria e Punës ka reaguar sot për herë të parë lidhur me dëbimin e familjeve rome nga zona ku ata kishin vendosur prej vitesh barakat e tyre në rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Lidhur me këtë çështje ka reaguar Avokati i Popullit, Amnisty International, dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
 
Pas dëbimit të këtyre familjeve të komunitetit rom nga prona ku po ndëtohet një pallat, ka ardhur edhe reagimi i parë i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas këtij dikasteri, është bërë e mundur zgjidhja e problemit dhe strehimi i familjeve rome në godinat e Sharrës, të cilat po rikontrukrohen nga Shërbimi Social Shtetëror.
 
“Ministria e Punës është treguar e gatshme për zgjidhjen e problemit dhe për rehabilitimin në zonën e Sharrës. Kujdsi për këtë sipërfaqe është transferuar tek Sërbimi Social Shtetëror, dhe po punohet për rikonstruksionin e 7 godinave që ndodhen në këtë qendër. Po punojmë për të zgjidhur këtë problem kompleks. Ministria e Punës ka zgjidhur situata të tilla të ngjashme. Kujtojmë vitin 2010 ku u pa e nevojshme strehimi i familjeve të larguara nga stacioni i trenit. U bëjmë thirrje disa institucioneve të mos bëhen pjesë e ndërlikimit të situatës dhe shfrytëzimit politikisht të saj”, u tha në reagimin e Ministrisë së Punës.
 
Sipas Ministrisë së Punës, kjo çështje është ndjekur me përparësi, në mënyrë që 37 familjeve rome t’u mundësohet strehimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator