Roma dhe Juve mbyllin marrëveshjen, Spinazola në kryeqytet për Pellegrini-n dhe 8 mln euro

Roma dhe Juve mbyllin marrëveshjen, Spinazola në kryeqytet për Pellegrini-n dhe 8 mln euro

Pa shumë bujë është mbyllur një këmbim lojtarësh mes Romës dhe Juventusit. Sot në kryeqytetin Italian ka mbërritur mbrojtësi Spinazola, për të cilin verdhekuqtë kanë kaluar në krahë të kundërt futbollistin Luca Pellegrini dhe 8 mln euro. Te Roma pas kryerjes së testeve mjekësore Spinazola do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 3 mln euro fitime në sezon.

Gjithsesi nga se raportohet në Itali Roma nuk do të ndalet këtu. Skuadra verdhekuqe ka mbyllur gjithçka me Cagliari-n përsa i përket Nicola Barella-s, lojtarit shumë të përfolur se do të firmoste me Interin. Roma ka bindur presidentin e Cagliari-t duke ofruar 35 mln euro dhe kartonin e Defrel, por për momentin pengesë është vetë mesfushori.

Kjo pasi ai dëshiron Interin, një arsye për të cilën pak ditë më parë refuzoi edhe kalimin te Napoli. Mbetet për t’u parë përfundimi i historisë, por presidenti i Cagliarit po shtyn mesfushorin drejt transferimit te Roma.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese