ITALI - Serie A e futbollit në Itali zhvilloi mbrëmjen e të hënës dy ndeshjet e fundit për raundin e parë të sezonit të ri 2026-27. Lazio fitoi 0-1 në fushën e Bolognas falë golit të Frattesit, ndërsa Roma bëri detyrën duke fituar 4-0 kundër Fiorentinës me tre gola që u shënuan nga Donyell Malen.
Në 'Olimpico', vendasit e Romës fituan 4-0 kundër Fiorentinës duke bërë që ekipit vjollcë t'i riktheheshin makthet e sezonit të shkuar. Heroi i vendasve ishte sulmuesi holandez, Donyell Malen, autor i tre golave për të tijtë. Duhej minuta e 27-të që vendasit të zhbllokonin ndeshjen, pikërisht me golin e Malen. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa Malen u kujdes që të shënonte edhe dy herë në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutat 52 dhe 60-të. Paçka se në fushë kishte emra si Joao Mario, Fagioli, Mastantuono, Kean apo Brescianini, ekipi i Fabio Grossos u duk 'i fikur', aq sa pësoi edhe golin e katërt me autor Nicolo Pisilli katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Vlen për t'u theksuar se në të tre golat e Malen asistoi Dybala.
Në 'Renato Dall'Ara', Bologna vendase luftoi, por u mposht 0-1 nga Lazio. Trajneri Gannaro Gattuso iu fal golit të Davide Frattesit në minutën e 59-të duke marrë tri pikë në debutim. Frattesi, i afruar këtë verë nga Interi, pritet të jetë lideri i ri i mesit të fushës për Lazion.
Serie A, raundi i parë:
22 gusht 2026
Udinese 1-1 Como
Inter 4-1 Monza
Parma 0-1 Cagliari
Genoa 0-2 Napoli
23 gusht 2026
Venezia 0-2 Lecce
Frosinone 0-1 Juventus
Torino 1-2 Milan
Atalanta 2-1 Sassuolo
24 gusht 2026
18:30 Bologna 0-1 Lazio
20:45 Roma 4-0 Fiorentina
Renditja:

Komente
Komento