Përmbysja e çmendur kundër Atalanta-s e ka rikthyer Romën në krye të Seria A. Skuadra e drejtuar nga Gasperini ia doli të fitonte me rezultatin 2-1 falë golave që erdhën në ekstremin e lojës. Në Olimpico shifrat u zhbllokuan në pjesën e dytë nga Ederson, ndërsa barazimi i Romës me Hermoso-n erdhi në minutën e 89. Edhe pse në limitet e lojës romakët s’e lanë me kaq. Soule i aktivizuar si zëvendësues, në minutën e 93 realizoi golin e fitores, duke çuar në delir tifozërinë vendase.

Me këtë fitore, por falë edhe golavarazhit, Roma mban vendin e parë me 9 pikë bashkë me Interin, që gjithashtu bëri një përmbysje të jashtëzakonshme kundër Napolit në San Siro. Pas pjesës së parë pa gola me të nisur e dyta Napoli realizoi dy herë. Fillimisht me Politano-n dhe më pas me Hojlund.

Pa kaluar shumë Lautaro Martinez shkurtoi diferencat, ndërsa në minutën e 82 Thuram me kokë barazoi rezultatin. Pjesa më e bukur ende s’kishte ardhur, pasi në shtesë sërish Lautaro Martinez realizoi golin e fitores duke çuar në festë zikaltërit, të cilët demostruar forcën e kampionit. Për Napolin kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj kundër Como-s.

Premier League City-t i mjaftoi goli i Erling Halaand për të marrë 3 pikët kundër Coventry-t. Debutuesit u mposhtën 1-0, ndërsa ky sukses e dërgoi City-n në kuotën e 9 pikëve pas 3 ndeshjeve të para.

Tottenham ndërkohë, pavarësisht merkatos me shifra të frikshme, vijon të mos e njohë fitoren. Këtë fundjavë barazoi 0-0 kundër Nottingham.