Roma ka mbyllur aventurë në Europa League shumë më herët se sa pritej, pasi është eliminuar në mënyrë surprizë nga Bologna. Pas barazimit 1-1 në duelin e parë, Në Olimpico pritej një Romë më dominuese, por miqtë e Italianos bënë surprizën duke kaluar shpejt në avantazh me golin e kontestuar të Roëe-s. Ndicka barazoi shpejt, por në vijim Bologna realizoi edhe dy herë të tjera me Bernandeschi-n dhe Castro-n, duke dhënë përshtypjen e një kualifikimi.
Dy golat disavantazh megjithatë Roma arriti ti rukuperonte me rrjetat e Malen dhe Pellegrinit, duke e çuar sfidën e 1/8-ve në shtesë. Në minutën e 111 Cambiaghi realizoi golin e kualifikimit dhe të eliminimit për vendasit. Ikja nga Europa League tërboi tifozët e Romës, të cilët refuzuan të përshëndesin ekipin, ndërsa tani kanë shumë pak shanse të jenë në Champions sezonin e ardhshëm.
Në çerekfinale Bologna do të luajë me favoritët për të fituar Europa League, Aston Villa-n. Anglezët pas fitores 0-1 në Francë mposhtën sërish Lille. Këtë herë me rezultatin 2-0 falë golave të McGind he Bailey-t.
Kualifikim pa vuajtje siguroi edhe Porto. Skuadra portugeze ia doli sërish të mposhte Sttutgart-in, por këtë herë me rezultatin 2-0. Porto kaloi në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-0, ndërsa në çerekfinale do përballet me Nottingham. Anglezët në 1/8-t eliminuan Midtjyland, që në Danimarkë nuk arriti të mbronte fitoren 0-1 që siguruan në sfidën e parë. Nottingham ia doli të fitonte 1-2 dhe ta dërgonte përballjen në shtesë. Atje ku ia dolën të triumfojnë pas goditjeve të penalltive.
Befasi ishte eliminimi i Lyon, që pas barazimit 1-1 në Spanjë u mposht 0-2 në Francë nga Celta Vigo. Vendimtar ishte kartoni i kuq që Niakhate mori në minutat e para, ndërsa në vijim spanjollët realizuan dy herë, duke u kualifikuar në çerekfinale ku do të përballen me Freiburg. Çerekfinalja tjetër e Europa League do të jetë mes Braga-s dhe Real Betis.

Komente





