Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 12-të. Këtë të dielë Roma siguroi tri pikë në udhëtim, duke mposhtur 1-3 Cremonesen. Skuadra e Gasperinit këtë sezon ka një tjetër marsh dhe është seriozisht në garë për të rikthyer titullin në kryeqytet pas 25 vitesh.

Roma zhbllokoi sfidën pas 17 minutave lojë. Pasimi i Kone u shfrytëzua mirë nga Soule, i cili ia ndali sferën në rrjetë portierit Audero. Në pjesën e dytë vendasit morën lojën në dorë, por pa mundur të shënonin.

Në minutën e 62-të, trajneri i Romës, Gasperini pa të kuqin në fytyrë për shkak të protestave dhe u detyrua të shijonte dy golat e tjerë të të tijve nga tribuna.

I sapofuturi në fushë, Ferguson shënoi në minutën e 64-t, ndërsa Uesley pesë minuta më vonë "vulosi" suksesin e Romës në udhëtim. Në fund kishte vend edhe për golin e 'flamurit' nga Folino për Cremonesen.

Me 27 pikë pas 12 ndeshjeve të Serie A, Roma e sheh veten për momentin në vendin e parë. Sot në orën 20:45 luhet Inter - Milan dhe një fitore e zikaltërve mund të zbriste Romën nga kreu.