Roma ka arritur të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme përball Milanit.
 
Edhe pse në “Olimpiko”  ishin miqtë milanez atë që zhvilluan një lojë më të mirë, nuk arritën të merrnin 3 pikët e radhës. Milani dominoi pjesën e parë, por nuk mundi të prekte rrjetën e  vendasve.
 
Në minutën e 27-të milanezët kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh pasi arbitri akordoi një 11 metërsh, por Niang nuk arriti ta shfrytëzonte si duhej këtë mundësi.
 
Ndërkohë goli i fitores së Romës edhi vetëm në minutën e 62-të  me anën e mesfushorit belg, Naingolan, i cili befasoi Bonarumën me një gjuajtje jashtë zone.
 
Këto 3 pikë e çojnë Romën  në vendin e 2, vetëm 4 pikë larg Juventusit kryesues, ndërsa Milan mbetet në vendin e tretë në kuotën e 32 pikëve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com