ITALI - Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 20-të. Të shtunën u zhvilluan katër duele, ku Roma dhe Atalanta siguruan tri pikët me fitore identike. Në dy ndeshjet e tjera u siguruan dy barazime.
Në "Olimpico" Roma vuajti, por në fund fitoi 2-0 kundër Sassuolos falë një forme shumë të mirë të Soule. Fantazisti asistoi për Kone në minutën e 76-të, me këtë të fundit që zhbllokoi sfidën. Tre minuta më vonë Soule përfitoi nga asisti i El Shaarawyt dhe gjeti golin e dytë të ndeshjes. Me 39 pikë Roma ngjitet në vendin e tretë momental. Ndërkohë Sassuolo ka gjashtë ndeshje që nuk fiton.
Në Bergamo, vendasit e Atalantës fituan 2-0 kundër Torinos. Berat Gjimshiti në këtë duel luajti vetëm 44 minuta pasi u zëvendësua me Hien për shkak të një dëmtimi. Atalanta kaloi në epërsi pas 13 minutash lojë me golin e De Ketelaere, ndërsa sfida gjatë gjithë 90 minutave ishte me raste dhe e hapur. Duhej Pasalic në shtesën e pestë të ndeshjes që të "vuloste" tri pikët e vendasve me golin e dytë. Për miqtë Ardian Ismajli luajti 90 minuta të plota dhe u vlerësua me notën 7, ndërsa Kristjan Asllani qëndroi në stol.
Serie A, raundi 20-të:
E shtunë, 10 janar 2026
Roma 2-0 Sassuolo
Atalanta 2-0 Torino
E diel, 11 janar 2026
12:30 Lecce - Parma
15:00 Fiorentina - Milan
18:00 Verona - Lazio
20:45 Inter - Napoli
Renditja:

Komente