ITALI-Roma ka arritur një fitore bindëse ndaj Fiorentinës me rezultatin 4-0 në ndeshjen e luajtur për javën e 23-të të kampionatit italian.
 
Skuadra kryeqytetase ka fituar me poker golash duke siguruar tre piket e radhës dhe ka rimarrë vendin e dytë në klasifikim.
 
Në pjesën e parë vendasit shënojnë vetëm një herë me sulmuesin boshnjak Edin Xheko.
 
Më pas në pjesën e dytë vijnë edhe golat e tjerë. Fillimisht shënojnë mbrojtësi Facio dhe mesfushori Naingolan ndërsa në fund të takimit golin e fundit e shënon serish Xheko.
 
4-0 fiton Roma që tregon edhe njëherë forcën e saj.
 
Sot luhen edhe dy ndeshje të tjera të prapambetura të Serisë A Krotone-Juventus dhe Bolonja-Milan.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptraja.com