Roma mund Napolin, Bayern sërish
X, rikthehet Barça, fiton dhe Chelsea

Roma mund Napolin, Bayern sërish<br />X, rikthehet Barça, fiton dhe Chelsea
Roma ka mposhtur Napolin me rezultatin 1-3 në “San Paolo” në kryendeshjen e javës së 8 në Serie A. Edin Dzeko ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar dy golat e parë për verdhekuqtë ndaj Napolit të Elseid Hysaj, i cili si gjithmonë edhe në këtë takim ishte titullar. Boshnjaku shënoi golin e parë dy minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 54-t. Vendasit arritën të reagojnë dhe vetëm 4 minuta më vonë, mbrojtësi Koulibaly shkurtoi diferencën. Napoli e rriti ndjeshëm presionin në kërkim të golit të barazimit, por Salah vulosi fitoren e Romës në minutën e 86 ku shënoi edhe golin e tretë për ekipin e tij.
 
Spanjë, rikthehen Barca e Messi, 4 gola La Coruna-s
Barcelona është rikthyer të fitorja në La Liga, madje dhe me rezultat bindës ndaj Deportivo La Coruna duke e mposhtur 4-0 në “Camp Nou”. Rafinha ishte autor i dy golave të parë, ndërsa Suarez trefishoi rezultatin që në pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, Luis Enrique vendosi të aktivizojë edhe Lionel Messin, të cilit i mjaftuan vetëm 3 minuta nga aktivizimi për të gjetur golin në minutën e 58 të ndeshjes, duke e vulosur rezultatin në 4-0. Me këtë këtë fitore Barcelona është vetëm një pikë larg Sevilla-s së vendit të parë, e cila fitoi më herët të shtunën 2-3 në transfertë ndaj Leganes.

Gjermani, Bayern barazon sërish, e ndal Frankfurt
Bayern Munchen nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 këtë javë të Bundesligës. Bavarezët janë ndalur në transfertë nga Frankfurti. Këta të fundit, edhe pse me 10 lojtarë, kanë bërë mrekullinë, duke i mohuar 3-pikëshin ekipit të Carlo Ançelotit. Arjen Robben kaloi në avantazh Bayern në minutën e 21' të takimit. Golit të holandezit iu përgjigj Szabolcs Huszti 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, i cili barazoi shifrat. Joshua Kimmich ktheu sërish shifrat në favor të bavarezëve në minutën e 65' të takimit. Pas daljes me karton të kuq të autorit të golit të barazimit për Frankfurtin, Szabolcs Huszti u duk se gjërat po shkonin mirë për Bayern Munchen. Por në minutën e 78', Marco Fabian barazon shifrat në 2:2. Rezultat i cili nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Pavarësisht këtij barazimi, Bayern kryeson dhe në javën e 7-të, duke lënë pas Këlnin, Hertën e Berlinit dhe Borussia Dortmund. Këta të fundit, u ndalën një natë më parë në barazim 1:1 në fushën e tyre, përballë Hertha Berlin.

Angli, Chelsea thyen kampionët me tre gola
Chelsea mposht kampionët e Anglisë të Leicester me rezultatin e pastër 3-0 dhe tashmë e shikon veten me 16 pikë, po aq sa edhe Liverpool që do të luajë supersfidën me Manchester United në mbrëmjen e së hënës. Chelsea e vendosi shumë shpejt diktatin në fushën e lojës duke gjetur golin e parë që në minutën e 7 me anë të Diego Costa-s, i cili ishte i harruar në zonë nga mbrojtja e Leicester. Në minutën e 33 të sfidës, ishte Eden Hazard ai që ndëshkoi për të dytën herë të besuarit e Claudio Ranierit të cilët me kalimin e minutave e patën të vështirë të reagonin. Goditjen përfundimtare mbi kundërshtarin Chelsea e dha  10 minuta nga fundi i sfidës kur shënoi edhe golin e tretë me anë të Victor Moses i aktivizuar në 45 minutat e dyta të sfidës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat