Barcelona e nis mbrojtjen e titullit në Champions League me një barazim në Romë 1-1 dhe me dëmtimin e Rafinjas, që sipas parashikimeve të para do të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë. Suarez kaloi përpara spanjollët në avantazh, ndërsa Florenzi barazoi me një goditje nga mesfusha.

Në ndeshjen tjetër Leverkusen fitoi 4-1 me Baten, teksa festivalin e hapi Admir Mehmedi me një super gol. Bayern fitoi me golat e Mylet dhe Gotze në Greqi ndaj Olimpiakos, ndërsa Arsenali humbi ndaj Dinamos së Zagrebit 2-1. Chelsea rikthehet te fitorja 4-0 me Makabin, ndërsa Dinamo e Kievit barazoi me Porton 2-2. Lion barazoi me Gent 1-1, Zeniti fitoi në Valencia 2-3. 



d.b/shqiptarja.com