Roma vijon serinë e fitoreve në kampionat dhe me pikë të plota kryeson Serinë A së bashku me Milanin e Napolin. Në javën e tretë verdhekuqtë mundën 2-1 Sassuolon në “Olimpico” dhe kapin kuotën e 9 pikëve. Cristante kaloi Romën në avantazh por Djuricic barazoi për Sassuolon në minutën e 57-të. Në kohën shtesë shënoi El Shaaraëy dhe vendosi sfidën. Ndeshje që pati edhe shumë raste të tjera ndërsa Jose Mourinho i festoi më së miri 1000 pankinat.
Me nga një gol për çdo pjesë Milani mundi 2-0 Lazion dhe vijon me pikë të plota. Leao shënoi në fundin e pjesës së parë ndërsa 7 minuta pasi hyri në fushë Ibrahimovic shënoi golin e dytë. Kessie humbi një penallti. Milani vijon momentin e mirë dhe tashmë pret debutimin në Champions ndaj Liverpool.
Në Spanjë Real Madrid inauguron shtëpinë e re me një “manita”. Los blancos mposhtën 5-2 në Bernabeun e ri Celta Vigon dhe me 10 pikë pas katër javëve të para mbajnë vendin e parë në renditje. Shkëlqeu kapiteni Karim Benzema me tre gola të shënuar ndërsa të mërkurën Realin e pret sfida në Champions me Interin. Fitoi edhe Atletico Madrid.
Liverpool po ashtu bëri detyrën dhe fitoi 3-0 në transfertë ndaj Leeds United duke iu bashkuar skuadrave të kreut me 10 pikë në 4 ndeshje. Rrjetën e tundën Salah, Fabinho e Mane por lajmi i keq ishte dëmtimi horror i Harvey Elliot./Përgatiti Andi Kapxhiu