Blutë e Londrës janë mundur në transfertë me Romën me rezultatin e thellë 3-0 , golat për ekipin e Romës janë shënuar nga El Shaarawy me një dopietë përkatësisht në minutën e parë të takimi dhe golin e dytë personal e shënoi në minutën e 36’. Pjesa e parë nuk do të ketë surpriza të tjera, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë goli i tretë dhe i fundit në këtë përballje do të shënohet nga Perotti në të 63’-n minutë.
Përballja Atletiko Madridit dhe Qarabag është mbyllur në paqe duke ndarë nga një pikë, golat janë shënuar nga 40’ Michel, 56’ Thomas. Mbyllje të tillë ka patur edhe në përballjen e luajtur në Zvicër, ku Baseli ndaj CSKA Moscow kanë ndarë nga një pikë secila, ndërsa rezultati i ndeshjes është mbyllur në 1-1.
Bavarezët kanë fituar në transfertë ndaj Celltik me rezultatin 1-2, ndërsa golat janë shënuar nga Coman, McGregor, Martinez.
Manchester United ka fituar pastër në shtëpi ndaj portugezëve të Benfica me rezultatin 2-0. PSG e brazilianit Neymar ka shkatërruar 5-0 ish skuadrën e Besnik Hasit të Andërlecht.
Grekët e Olympiakos kanë ndalur Barcelonën me rrjeta të paprekura.Sportingu i Lisbonës ka barazuar ndaj kampionëve të Italisë me rezultatin 1-1. Juventus ka barazuar me argjentinasin Higuain.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









