Roma thyen Napolin, Dybala magjik
fiton Real Madrid, Ronaldo dy gola

Roma thyen Napolin, Dybala magjik<br />fiton Real Madrid, Ronaldo dy gola<br>
Pas dhjetë fitoreve radhazi Napoli pëson një humbje të rëndë. Roma e mundi Napolin në shtëpinë e tij 4-2 dhe në kryesimin e Serisë A pas disa ditëve mund të dalë Juventusi. Ndeshja në “San Paolo” pati gola dhe shumë emocione. Brenda një minute u shënuan dy gola. Fillimisht Insigne kaloi Napolin në avantazh por menjëherë barazoi Roma me turkun Ynder. Megjithatë Roma e mbyll pjesën e parë në avantazh.

Ishte minuta e 26-të kur shënoi sulmuesi Edin Dzeko i cili nuk u kënaq me kaq pasi në fraksionin e dytë do të gjente dygolëshin personal kur shënon një gol spektakolar në të 73-të. Napoli shthuret dhe pëson edhe golin e katërt me autor Perottin ndërsa në fund Dris Mertens vetëm sa ngushton diferencën. Roma thyen Napolin 4-2 dhe ngjitet në vend të tretë. Napoli mbetet në kryesim me një pikë më shumë se Juventusi por bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër Juventusi fitoi 1-0 në frymën e fundit ndaj Lazios në “Olimpico”. Tre pikët ishin meritë e argjentinasit Paulo Dybala që në minutën e 93-të me një aksion personal fantastik mposhti Thomas Strakoshën dhe i dhuroi bardhezinjve një fitore që mund të vlejë titullin.

Në La Liga Real Madrid është rikthyer menjëherë tek fitorja në javën e 27-të duke mposhtur 3-1 Getafen në “Santiago Bernabeu”. Djemtë e Zidane konsolidojnë pozicionin në vend të tretë me 54 pikë duke ngushtuar diferencën me Barçën e Atletico Madrid. Golat shënohen nga Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo që tund dy herë rrjetën në minutat 45 e 78-të duke u ngjitur në kuotën e 301 golave në La Liga. I kotë goli i miqve me Portillo.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron