Roma vazhdon të ndjek Juventusin,
Napoli ndalet nga Fiorentina

Roma vazhdon të ndjek Juventusin,<br />Napoli ndalet nga Fiorentina
Roma e ka mbyllur me  një fitore këtë sezonin dimëror, kurse Napoli është ndarë në paqe me Fiorentinën duke u mjaftuar me një pikë.

Loja filloi me një surprizë për Romën, pasi miqtë e Chievo kaluan në avantazh. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej me një barazim fal golit të shënuar nga El Shaarawy, i cili padyshim që i shndërrua në protagonistin  e kësaj ndeshjeje në minutat në vazhdim.

45 minutat e dyta të lojës patën një tjetër ritëm nga vendasit duke arritur të dominonin Chievon duke shënuar edhe 2 gola të tjerë dhe siguruar vendin e dytë në kampionat.

Ndërkohë Napoli ka humbur terren ndaj Romës, ku edhe pse zhvilloi një ndeshje  të bukur nuk arriti të merrte më shumë se një pikë përball Fiorentinës.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3 me 3 dhe pikërisht atëherë ku Fiorentina mendoi se e kishte mbyllur ndeshjen kundër Napolit pasi arriti ta kthente ndeshjen duke arritur një rezultat 3 me 2, një penallti në minutën e 93-të  çuan ndeshjen drejt një barazimi.

Ndërkohë Pescara ka barazuar me rezultatin 1 me 1përballë Palermos me anë të një penalltie në minutën e 93-të. Nga ana tjetër Torino ka marrë një fitore minimale me rezultatin 1 me 0 përball Genoan.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime