Roma-Juventus, trajneri Fonskeka: Më vështirë e kemi me Torinon. Reali me shumë mungesa kundër Atletico-s

Roma-Juventus, trajneri Fonskeka: Më vështirë e kemi me Torinon. Reali me shumë mungesa kundër Atletico-s

Të dielën në mbrëmje në Seria A do të luhet supersfida e javës së 19 mes Romës dhe Juventusit. Skuadra e drejtuar nga Fonseka ka patur disa luhatje këtë sezon dhe tani ka ardhur moment për të mos lëshuar më, pasi rrezikohet zona Champions. Ndërkohë nga ana tjetër Juventusi ashtu si në të gjithë dekadën e fundit pretendon vendin e parë dhe për këtë arsye kërkon të mos falë.

Në prag të sfidës trajneri Murizio Sarri ka deklaruar: ‘Do të jetë një ndeshje e vështirë. Këtë sezon kemi bërë shumë takime ku kemi patur ulje-ngritje në lojë. Ne duhet të gjejmë vazhdimësinë dhe ta nisim aty ku e lamë me Kaljarin.’

Ndërkohë trajneri i Romës, Paolo Fonseka është shprehur: ‘Unë shqetësohem më shumë kur luajmë kundër Torinos apo Genoa-s se sa kundër Juventusit apo Interit. Kundër skuadrave të mëdha kemi luajtur gjithmonë mirë, por ajo që duhet të përmirësojmë është se duhet të jemi më shumë agresiv.'

Për këtë përballje tepër të vështirë Roma nuk do të ketë të disponueshëm Henrik Mkihtaryan, Davide Santon, Javier Pastore dhe Justin Kluivert, ndërsa nga ana tjetër Maurisio Sarri pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që luajti edhe përballë Cagliari-t.

Ndërkohë po të dielën, por në orën 19:00 do të luhet Superkupa e Spanjës mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Galaktikët që në gjysmëfinale mposhtën Valencia-n në ndeshjen derbi nuk do të kenë të disponueshëm Benzema, Bale, Hazard dhe Asensio, ndërsa në kampin tjetër do të mungojë vetëm Diego Costa.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus