Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin merrte pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e përkujtimit të 45-vjetorit të revoltës së Spaçit.
Për të folur rreth absurditeteve të komunizmit, ajo kujtoi se të rinjtë mund të dënoheshin vetëm se këndonin këngët e Adriano Çelentanos. Ajo tha se shqiptarët u persekutuan vetëm se donin që vendi i tyre të ishte si gjithë Evropa.
Është e vështirë, thuajse e pamundur të mendosh që në Evropën e cila ka shkuar në hënë, ka shpikur internetin, ka biometrinë, zemrën artificiale, 4 dekada më parë një djalosh i ri mund të dënohej vetëm sepse i kishte rënë kitarës për të kënduar këngët e Adriano Celentanos.
Shqiptarët u persekutuan sepse donin të ishin poetë, mendimtarë, piktorë dhe studiues, donin të ishin si pjesa tjetër e Europës. Është e vështirë të mendohet që tragjeditë që kanë ndodhur në Spaç apo në mbarë Shqipërinë është një tragjedi që ta tregojmë si histori dhe ta shërojmë.
Jam e përuluar para detyrave që kemi për të respektuar të shkuarën dhe e ardhmja të jetë më e ndershme. Për të ruajtur Spaçin si një vend kujtese në mënyrë që fëmijët tanë t’i mësojnë fëmijëve të tyre për atë se çfarë ka ndodhur këtu.
BE ka nisur një projekt që është identifikimi i ADN të personave të vrarë. Kemi nisur në zonën e Dajtit dhe kjo do të bëhet në mënyrë që që familjet të fillojnë të identifikojnë të dashurit e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Romana Vlahutin, ambasadore e BE
Lajmi kryesor: