ROME - Një avion ATR 72 që vinte nga Pisa dhe u ul në aeroportin e në Fiumincino në Romë, ka përfunduar jashtë piste. Të paktën 6 persona rezultojnë të plagosur dhe 2 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Sipas informacione të para, një nga të plagosurit mendohet të jetë fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen mjetet emergjencës.

Në bordin e avionit ishin 46 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit, ndërkohë që të gjitha fluturimet janë drejtuar në aeroportin tjetër të Romës, Ciampino.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një hetues i Agjencisë Kombëtare për Sigurinë e Fluturimeve, që ka filluar një hetim për këtë ngjarje.

Sipas të dhënave të deritanishme nuk dihet nëse shkak për daljen e avionit nga pista kanë qenë kushtet atmosferike, apo një gabim i pilotit.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)