Romë, Giuseppe Conte-Zaev: Italia do të jetë përkrah Ballkanit Perëndimorë

Romë, Giuseppe Conte-Zaev: Italia do të jetë përkrah Ballkanit Perëndimorë

Në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Conte ka deklaruar se “Maqedonisë së Veriut duhet t’i lejohet të ecë më tej drejt Evropës. Kjo nuk do të thotë anëtarësim të menjëhershëm në BE, por përmes 35 kapitujve në negociata”.

Maqedonia e Veriut me Zaevin kryeministër është shembull për gjitha vendet ballkanike. Me guxim i ka tejkaluar gjitha sfidat. Ka mbështetje të madhe nga Italia. Falë këtij guximi Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s. Për këtë duhet t’i lejohet Maqedonisë së Veriut të ecë më tej drejt Evropës”, tha Conte.

Kryeministri italian shtoi se Italia çdo herë do të jetë përkrah Maqedonisë së Veriut, duke bërë thirrje që nuk duhet të lejohet që qytetarët e këtij vendi të ndjehen të pasigurt.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut pas takimit me Giuseppe Conte do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë takim me Federica Mogherinin

Kryeministri Conte është një zë i fortë për hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Ai e ka quajtur bllokimin që Macron i bëri hapjes së negociatave "Gabim historik".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja