Romë, grabiten 1.5 milionë euro, grabitësit të veshur me uniforma policie

Romë, grabiten 1.5 milionë euro, grabitësit të veshur me uniforma policie

Romë, grabiten 1.5 milionë euro

Një milion e gjysmë euro janë grabitur sot ne Romë, nga një furgon që transportonte para i drejtuar nga policia private.

Grabitja është kryer nga 4 persona të veshur me uniformë policie që udhëtonin me një automjet me targa gjermane.

Grabitja është kryer rreth orës 7 të mëngjesit pranë një supermaketi në një lagje në veri të Romës, ndërsa furgoni ishte ndaluar për të tërhequr paratë.

Sipas dëshmitaëve në vendngjarje 4 grabitësit kishin kapuç në kokë, ishin veshur me uniforma policie e të armatosur mirë.

Njëri prej tyre mbante një granatë në dorë e kërcënonte se do i hidhte në erë në rast se tre policët privatë nuk dorëzonin armët.

4 grabitësit kanë mundur të ç’armatosin ata e pasi kanë marrë thasët me para janë larguar në bordin e një furgoni të vogël tip Doblo me targa gjermane.

Policia e Romës me ndihmën e një helikopteri prej mëngjesit të sotëm patrullojnë territorin. Në të gjithë qytetin janë ngritur patrulla të shumta policie por deri më tani grabitësit nuk janë kapur.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë