Pompeo dhe Conte për politika ndërkombëtare dhe tregtare! Sekretarit të Shtetit i dhurohet pa protokoll...një copë djathi Parmigiano: Çojani Trumpi-it (VIDEO)

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka nisur një vizitë katër ditore në Itali, e para pas krijimit të qeverisë Conte 2.

Dje në Romë, gjatë takimit me Kryeministrin Giuseppe Conte, ai kërkoi më shumë fonde për sigurinë, diskutoi për uljen e taksave doganore, politika ndërkombëtare dhe tregtare, kryesisht marrëdhëniet me Libinë dhe me Rusinë.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit vjen në njeë kohë kur ai gjendet tërësisht I përfshirë në Dosjen Ukraina, pas zbulimit të thirrjeve telefonike midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, të cilit iu kërkua të hetonte ish Zv presidentin Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Gadishulli Apenin të mbetet i vendosur fort në aleancën e Atlantikut.

"Italia luan një rol vendimtar në sigurinë transatlantike, veçanërisht në sigurimin e krahut jugor të NATO-s përmes pranisë së saj në Libi dhe në botë. Sfidat e sotme globale nënvizojnë rëndësinë e investimeve më të mëdha dhe të qëndrueshme në sektorin e mbrojtjes", thuhet në një shënim të Departamentit amerikan të Shtetit, një mënyrë kjo elegante për t'i kërkuar Italisë më shumë fonde për të kontrolluar ardhjet e emigrantëve. Pikërisht tema e emigrantëve do të jetë në qëndër të bisedimeve të Pompeo me Ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio.

E ndërsa diskutimet me Kryeministrin Conte kanë të bëjnë me taksat doganore që sipas Pompeo dëmtojnë eksportet italiane dhe importuesit amerikanë, Sekretarit të Shtetit iu ofrua pa protokoll një copë djathi kaçkavall, pikërisht  për të kontestuar marrëveshjet e pritshme doganore.

Më herët gjatë këtij viti, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) doli në përfundimin se Airbus kishte marrë subvencione të paligjshme qeveritare, duke i hapur dritën jeshile Uashingtonit të vendosë tarifa ndëshkuese.

Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një listë produktesh importi të BE-së në vlerë 25 miliardë dollarë, nga e cila do të zgjedhë ato që do të preken nga tarifat, duke filluar nga avionët, tek vera, djathi e produkte luksi.

Disa produkte italiane, përfshirë djathin Parmixhan dhe vajin e ullirit, pritet të jenë subjekte të tarifave. Fermerët italianë thonë se ky do të ishte një veprim i padrejtë pasi Italia nuk është pjesë e konsorciumit Airbus. Ata thonë se taksa e propozuar mund të shkatërronte një treg jetësor të eksportit.

Sipas shoqatës së fermerëve italianë “Coldiretti” niveli i produkteve ushqimore që shiten në Shtetet e Bashkuara kap vlerën e rreth 4.5 miliardë eurove në vit.

Mike Pompeo do të shkojë edhe në Caramanico, në Abruzzo, në vendin e origjinës së stërgjyshërve të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë