ROME - Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti mbrëmë në Romë ndërsa pritet të takohet sot me Papa Françeskon në Vatikan, si dhe me me presidentin italian Giorgio Napolitano, dhe më pas me kryeministrin Matteo Renzi, në kuadër të turit të tij europian.

Zv. Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, tha se presidenti Obama është frymëzuar nga Papa dhe mënyra e tij për të motivuar njerëzit në mbarë botën me mesazhet e tij për barazi dhe dashuri.

Pas takimit me Papën, Obama do të udhëtojë drejt pallatit presidencial për të takuar presidentin italian Giorgio Napolitano dhe më pas me kryeministrin Matteo Renzi, më të cili do të mbajë një konferencë të përbashkët pë shtyp.

Gjatë tre ditëve të kaluara presidenti i SHBA zhvilloi bisedime me liderët e BE në Hagë dhe Bruksel për të diskutuar rreth shtimit të sanksioneve ndaj Rusisë nëse do të vazhdojnë me inkursionin në Ukrainë.

obama me papen
(Në foto: Presidenti Obama në një moment gëzimi gjatë takimit me Papën)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)