“Në listat tona figurojnë rreth 235 000 migrantë në pritje të momentit më të përshtatshëm për t’u nisur në Itali”, u shpreh ai.
“Rritja e masave të sigurisë mbetet çështja më e rëndësishme në këto momente. Nëse do të kemi një ushtri të fortë dhe të bashkuar, jo të përçarë atëherë rreziqet e terrorizmit dhe trafikimi i qënieve njerëzore do të ndalen”, shtoi Kobler.
Numri i emigrantëve që kanë ardhur në Itali nga Mezdheu prej fillimit të vitit regjistrohet rreth 128.397, një rritje prej 5,15%në raport me të njëjtën periudhë në 2015, sipas të dhënave të publikuara nga ministria e punëve të jashtme një ditë më parë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com