Policitë italiane dhe amerikane zbuluan dhe shkatërruan gjatë një operacioni të përbashkët një rrjet antidroge, të drejtuar nga mafia kalabreze, i specializuar për kontrabandë kokaine nga Amerika Latine drejt Nju Jorkut dhe Italisë së Jugut.
"Të paktën tre persona, ndërmjet tyre një kalabrez që drejtonte një restorant në Kuins, u arrestuan", deklaroi policia italiane."Restoranti në Nju Jork shërbente si mbulim për biznesin e kontrabandës së drogës", shtoi ajo.Mafia kalabreze, e njohur si "Ndrangheta", është një nga më të rrezikshmet dhe më të fuqishmet në botë duke rivalizuar mafian siçilinane "Cosa Nostra".
"Ndrangheta" është e specializuar në kontrabandë droge dhe armësh si edhe në pastrim parash dhe ndërtime."Me operacionin e sotëm ne i dhamë një goditje të rëndë trafikut ndërkombëtar të drogës", deklaroi ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano./ atsh/