Një karabinier është vrarë rreth orës 3 të mëngjesit në Romë në Via Pietro Cossa.
Mario Cerciello Rega, 35 vjeç, i lindur në Somma Vesuviana, në provincën e Napolit, i martuar pak më shumë se një muaj më parë, gjatë shërbimit ishte duke kontrolluar dy njerëz që mbanin një çantë të dyshuar, ndoshta e vjedhur një gruaje pak orë më parë.
Në orët e para të mëngjesit policia ka ndaluar dy të dyshuar dhe I ka shoqeruar në kazermë.
Të ndaluarit në momentin e arrestimit ishin në një dhomë në hotelin Le Meridien Visconti në Via Cesi, në Prati, disa hapa larg nga vendi ku u vra Cerciello Rega.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, çanta që mbanin të dyshuarit i ishte vjedhur një gruaje në Piazza Mastai, në Trastevere, natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes.
Gruaja e grabitur kishte telefonuar forcat e karabinierisë.
Kur ata mbërritën në Piazza Cavour, njëri prej dy të ndaluarve nxorri një thikë dhe goditi 8 herë Mario Cerciello Rega.
Karabinieri dërgua urgjentisht në spitalin e Santo Spirito ku edhe humbi jetën.
Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për vrasjen.
Komente







