Romela Begaj me doping, trajneri:
Lojë për të favorizuar amerikanen

Romela Begaj me doping, trajneri:<br />Lojë për të favorizuar amerikanen<br>
Pezullimi i Romela Begajt nga Federata Botërore e Peshëngritjes pasi rezultoi pozitive me doping, për trajnerin e peshëngritëses shqiptare është një skandal i kësaj federate. 

Gazmend Hakcani tha për Report Tv se gjitha kjo është lojë e Federatës Botërore për të favorizuar sportisten amerikane, e cila u rendit e treta në garën për titullin kampion bote. Ai sqaron se është e pamundur që një sportist të pezullohet dy herë për të njëjtën substancë. 

"Romela Begaj është e pastër. E gjitha është skandal i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Kjo bëhet qëllimisht nga Federata botërore për të favorizuar peshëngritësen amerikaneE pamundur të pezullohesh 2 herë për të njëjtën substancë".  

Sipas tij, peshëngritësja shqiptare është e pastër nga çdo substancë e ndaluar. "Analizat në gjak të Begajt janë të pastra", tha Hakcani. Ky është pezullimi i dytë i Romela Begajt për doping. Edhe tre vite më parë ajo rezultoi pozitive në testet antidoping dhe u pezullua nga akvitietet sportive. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës