TIRANE- Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po harton një plan strategjik për strehimin dhe legalizimin e banesave të anëtarëve të komunitetit rom. Shefja e këtij dikasteri, Eglantina Gjermeni solli në vëmendje faktin se komuniteti rom është kategoria më e diskriminuar në përfitimin e banesave sociale me qira. Sipas Gjermenit, jo vetëm që ndiqet një politikë diskriminuese ndaj tyre por shpeshherë ushtrohet dhe dhunë nga vetë zyrtarët.
Më shumë se 100 përfaqësues të autoriteteve vendore dhe OJQ-ve nga rajoni u njohën me praktikat e mira të legalizimit të banesave, përmirësimin e vendbanimeve dhe strehimin social për romët, si dhe me rekomandimet për zbatim që përmbante raporti.
“Romët dhe egjiptianët, si të gjithë qytetarët, kanë të drejtën e mundësisë për strehim social dhe të drejtën për të gëzuar kushte jetese dinjitoze,” tha thënë ambasadori, Florian Raunig, kryetar i Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri.
“Përmirësimi i kushteve të jetesës për romët nuk duhet parë thjesht si një barrë financiare për Buxhetin e Shtetit, por si një investim vendimtar për vendin dhe për mirëqenien e qytetarëve të tij”, ka vijuar ai.
“Raporti Rajonal mund të nxisë si autoritetet vendore, ashtu edhe përfaqësuesit romë për të përmbushur detyrimet e tyre për t’u siguruar kushte të përshtatshme strehimi komuniteteve rome në gjithë rajonin”, u shpreh Judith Kiers, menaxhere Projekti për PMRI-në.
“Ofrimi i praktikave që kanë rezultuar efikase është edhe një mjet thelbësor pune. Pikërisht në shkëmbimin e praktikave të mira konsiston edhe projekti ynë”, ka shtuar ajo.
Përveç shembujve të parimeve specifike të mësimeve të nxjerra për përmirësimin e kushteve të strehimit për romët në rajon, raporti përmban edhe një analizë të kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe atij vendas që ka për synim të sigurojë strehim të përshtatshëm për të gjithë.
“Kuptohet që nuk ekziston një zgjidhje standarde”, ‘një masë që i vjen për shtat kujtdo’ për të adresuar sfidat e strehimit me të cilat përballen komunitetet rome në gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Paul Rabé, një nga autorët e raportit.
“Ky raport identifikon ndërhyrjet teknike dhe ato në nivele të ndryshme politikash, por vullneti politik nga ana e autoriteteve në nivelin qendror dhe lokal të qeverisë është vendimtar për përmirësimin e kushteve të strehimit për romët” ka vijuar ai.
Në vendin tonë janë rreth 15 mijë banorë të kësaj shtrese në 108 vendbanime, kryesisht në zonat rurale të vendit. Ata strehohen në lagjet më të varfra të qytetit jetojnë në sipërfaqe të vogla rreth 2 m katrorë për frymë, pa kushte minimale jetese.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15