Romët në Fier, s'kanë informacion
për votimet në 23 qersho

Romët në Fier, s'kanë informacion<br />për votimet në 23 qersho
FIER- Në qarkun e Fierit mungon infrastruktura për votimet e 23 qershorit, për komunitetin rom. Kështu ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Romëve, Latif Kazanxhiu. Sipas tij “mungesa e kësaj infrastrukture krijon hapësira për abuzime me votat”.
 
Komuniteti rom në qarkun Fier është i vendosur në disa zona, si në fshatin Drizë të Komunës Qendër Fier, në Levan, Baltez dhe në qytetin e Fierit në lagjen “Kryengritja” në periferi.
 
Komuniteti rom në të gjithë periudhën e ardhjes dhe qëndrimit në këto zona ka pasur mungesa të theksuara të investimeve.
 
Krahas kësaj, mungesa e arsimit të këtij komuniteti, krijon pengesa në votimin e tyre. Këtë mungesë informimi edhe për mënyrën e votimit e deklarojnë edhe vetë ata.
 
Ata deklarojnë se nuk janë të informuar rreth mënyrës së votimit dhe plotësimit të fletës së votimit. Së fundi ata shprehën mungesën e interesimit të politikës rreth këtij komuniteti.
 
Rreth një muaj më parë romët e fshatit Drizë, të komunës qendër, janë shprehur për bojkot të zgjedhjeve, për arsye të mungesës së infrastrukturës dhe përgjegjësisë së pushtetarëve për këtë pakicë komuniteti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim