TIRANE - Disa familje të komunitetit rom që u lanë të pastrehë nga bashkia e Tiranës, që prej shkurt të këtij viti, protestuan sot para ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale, kundër ministrit Spiro Ksera sepse nuk mbajti premtimin e dhënë për strehimin e tyre. Teksa protestuesit hidhnin thirrje kundër ministrit, gazetarija e televizionit A1Report, Gentiana Haxhiu nuk është lejuar nga policia e rendit, e vendosur pranë ambienteve ku po zhvillohej protesta, për të paraqitur ngjarjen.
PROTESTA
Që prej orëve të para të mëngjesit disa burra e gra të komunitetit rom, së bashku me fëmijët e tyre, ishin vendosur para ministrisë së Punës duke kërkuar takim me ministrin Ksera për të zgjidhur çështjen e strehimit. Ata kërkonin takim me ministrin, i cili sipas tyre u kishte premtuar një takim të tillë.
Në momentin kur protestuesit kanë parë se Ksera po dilte nga ministria kanë tentuar ta takonin, por truprojat i kanë penguar duke mos i lejuar t'i afrohen dhe kanë ushtruar dhunë.
“Na ka mashtruar. Unë dua të jetoj. Atje ku më kanë dërguar nuk ka as drita e asujë. Neve erdhëm për takim për t'i kujtuar premtimin që na ka bërë për strehim. ..Jemi që në mëngjes këtu, por dolën truprojet dhe na goditën madje goditën dhe gratë tona.”- thotë njëri nga protestuesit.
Përfaqësuesit e komunitetit rom kërkonin të takonin Kserën për premtimin e këtij të fundit për t'i gjetur banesë për strehim. Komuniteti rom prej kohësh kishte kërkuar të realizonte një takim me ministrin e Punëve dhe Cështjeve sociale, Spiro Ksera, por sipas tyre vetëm ishin gënjyer duke i zvarritur me premtimet se ministri do t’i takonte.
“ Ka dy vjet që na mashtron. Thotë se do na japin shtëpi, por ai po tallet me ne. Sot na thirri vetë, e na tha se do ju takoj...Po bëjmë tre ditë që po flemë këtu. Ne po na vdesin fëmijët. Ai është mashtrues, hajdut. Vjedh fondet që ndërkombëtarët japin për ne. Mua më goditën me dërrasë se doja të mbroja burrin tim ” - thotë një protestuese tjetër.
Më 1 shkurt familjet rome që jetonin në çadrat e vendosura në Babrru u larguan nga bashkia. Të pastrehë, 8 familje rome u vendosën në oborrin e Avokatit të Popullit. Më pas bashkia i gjeti strehim të përkohshëm në ambientet e palestrës së shkollës “1 Maji”. Por ato thonë se nuk kanë kushtet minimale të jetesës dhe do të vazhdojnë
protesta e tyre
TV A1 REPORT PENGOHET TE TRANSMETOJE PROTESTEN
Grupi i xhirimit dhe gazetarja e Tv A1 Report nuk janë lejuar të filmojnë dhe të raportojnë Live protestën e romëve. Teksa protestuesit hidhnin thirrje kundër ministrit, gazetarja e televizionit A1Report, Gentiana Haxhiu është penguar nga policia e rendit për të transmetuar direkt në TV zhvillimin e protestës. Por jo vetëm kaq. Policia ka vijuar më tej me pengesën ndaj lirisë së fjalës dhe të pasqyrimit të asaj çka ndodh, duke bllokuar makinën e Transmetimit Direkt të televizonit A1Report. Madje ka pasur edhe konfrontim fizik me kameramanin dhe teknikët e transmetimit Live. “Nuk mund të pasqyroni gjithçka që shihni”, kanë qenë fjalët e punonjësve të policisë së Rendit drejtuar grupit të xhirimit të televizionit A1 Report.
Grupi i xhirimit në vendgjarje informoi se "madje një polici i vinte era alkool". Pas disa minutash konfrontim, policia lejoi makinën të vijonte transmetimin por duke u zhvendosur në një pozicion tjetër.
REAGON POLICIA: ISHTE KEQKUPTIM, GAZETARET TE BEJNE PUNEN E TYRE
Policia e Tiranës në një prononcim për TV A1Report tha se gazetarët dhe makina e Transmetimit Direkt të televizionit ishte penguar dhe gjobitur për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe se gjithçka ishte një keqkuptim. “Gazetarët do të lejohen të transmetojnë dhe të bëjnë punën e tyre”, deklaroi policia menjëherë pasi incidenti u bë publik në tv.
(ne foto gazetarja Gentiana Haxhiu duke pasqyruar protestën, para se të ndërhynte policia)
(sg/gre.m/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Romët u dëbua nga toka e tyre, më 1 shkurt. Iu premtua strehim / Reaguan edhe ndërkombëtarët