TIRANË- Sot në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Tiranë dhe në Fier, burra, gra e fëmijë që jetojnë baraka kanë protestuar ndërsa në qytetin e Beratit janë organizuar aktivitete për promovimin e identitetit dhe të trashëgimisë së këtij komuniteti.

Në këtë ditë, komuniteti rom shprehet se ata janë të braktisur dhe të mashtruar nga shteti dhe se jetojnë në kushte minimale të jetës.  

Ata kanë kërkuar nga shteti të strehohen, të arsimohet dhe të punësohet si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë. 

PROTESTË NË TIRANË

Rreth 100 familje rome burra, gra e fëmijë që jetojnë baraka në zonën e Selitës protestuan para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar strehim. Protesta u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Rreth 100 familje rome të zonës së Selitës kanë protestuar sot para Bashkisë së Tiranë, duke kërkuar nga instutcioni vendor një strehë për të futur kokën.

Në Ditën Ndërkombëtare të romëve, ky komunitet shprehet se ndjehet i braktisur dhe i mashtruar nga shteti.

Romët kanë demostruar gjendjen e vështirë ekonomike e sociale ku jetojnë përmes fotove të shfaqura në sheshin para bashkisë. Protesta zgjati rreth një orë, dhe shkoi e qetë por asnjë nga përfaqësuesit e bashkisë nuk ka reaguar nga zërit të romëve para dyerve të këtij institucioni. 
Sot një sërë aktivitetesh janë zhvilluar me përfaqësues të këtij komuniteti nga kreu i Kuvendit, Meta, ministrja e Arsimit, Nikolla dhe ai Mirëqenies Sociale Veliaj.

romet ne proteste me logo
(Në foto: Protesta e romëve pranë Bashkisë së Tiranës) FOTO

XHIHDI: KOMUNITETI ROM NË QENDËR TË VËMENDJES,  PRIORITET ARSIMI
 
Bashkia e Tiranës ka kthyer për herë të parë në vëmendje të saj komunitetin romë. Në Bashkinë e Tiranës prej më shumë se dy vjetësh ekziston një zyre anti-diskriminim e drejtuar nga përfaqësues të këtij komuniteti, sikundër dhe në komisionin e strehimit janë përfshirë anëtarë nga komuniteti romë. Por, sipas nënkryetares së Bashkisë Nevila Xhindi, e pranishme në një aktivitet të organizuar nga njësia bashkiake numër 4, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve vëmendja është përqendruar tek krijimi i kushteve për arsimin e tyre.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi u shpreh, “Ky 10 vjeçar, është 10-vjeçari juaj, edhe Shqipëria është e angazhuar që të bëjë gjëra shumë të mira për punësimin, për shëndetësinë, për arsimimin tuaj, në mënyrë që të ruhet kultura që ju trashëgoni.

Ne si Bashki kemi bërë një plan të tërë masash në arsim, punësim, shëndetësi dhe strehim, si dhe në dy fusha prioritare kombëtare; përfshirja sociale dhe mundësitë e barabarta si dhe trashëgimia kulturore, dhe është një dokument që synon integrimin e minoritet romë dhe komunitetit egjiptian në jetën social-ekonomike të qytetit.

‘Po ashtu, ne duam që të ketë sa më shumë fëmijë romë në çerdhe, në kopshte dhe për këtë Bashkia e Tiranës ka menduar që t’i lehtësojë familjet tuaja duke paguar më pak, ose sipas rastit duke mos paguar fare, ka shumë rëndësi që ju të shkoni në shkollë”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryetari i njësisë bashkiake numër 4, Hysen Xhura tregoi se sot janë shpërndarë disa abetare dhe dhurata të tjera për fëmijët e këtij komuniteti.
 
 PROTESË NË FIER
Dita Ndërkombëtare e komunitetit rom në Fier është pritur me protesta në rrugët e qytetit. Me parulla në duar, dhjetëra banorë të këtij komuniteti kanë kërkuar më shumë vëmendje nga organet shtetërore.
 
Ata kanë kërkuar të mos ndihen të diskriminuar, të ndërmerren hapa konkret për strehim, apo legalizimin e tyre në banesa, të punësohen, arsimohen etj.

Ndërsa në qytetin e beratit janë organizuar aktivitete për promovimin e identitetit dhe të trashgimis kulturore të romëve. 

romet proteste ne fier me logo

FIER, JETA MES MBETJEVE
Në mes të mbetjeve urbane, në godina të improvizuara dhe pa kushtet më minimale jetojnë familjet e komunitetit rom në periferi të rrethit të Fierit.

Siç duket edhe nga pamjet, kushtet në të cilat ata jetojnë janë thuajse mesjetare, pa ujë, drita po tualete dhe në mes të grumbujve me mbeturina.

Bëhet fjalë për zonën e Mbrostarit, Levanit, komunës Qendër etj. Banorët ankohen se jetojnë në kushte ekstremist të varfra, pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor.

Ndërsa prefekti i qarkut të Fierit, Xhevit Bushi thotë se për këtë komunitet janë marrë masa disa herë.

“Janë marrë një sërë masash në drejtim edhe të ditës së pastrimit dhe të vazhdimësisë së ngritjes në një nivel më të lartë të pastrimit të zonave”, thotë ai prefekti.  

 Mes ndotjeve dhe mungesës së kushteve më minimale jetojnë  prej vitesh qindra familje të komunitetit rom, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga pushteti vendor.

NË BERAT AKTIVITET PROMOVUES TË IDENTITETIT ROM
Në Berat shoqata “Gruaja Rome e së nesërmes” dhe “Romët e Bashkuar” kanë zhvilluar në fshatin Moravë, aktivitete promovuese  të identitetit rom përmes kulturës dhe trashëgimisë.
 
Në këtë aktivitet, përfaqësues të komunitetit kanë kërkuar masa për papunësinë dhe rregjistrimin e banorëve ne gjendejt civile.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)