Romët te “Pallati me Shigjeta”: Po
s'u gjend zgjidhje, vetëdigjemi

Romët te “Pallati me Shigjeta”: Po<br />s'u gjend zgjidhje, vetëdigjemi
TIRANE- Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe Avokatit të Popullit për strehimin e komunitetit rom, situata në Rrugën e Kavajës përballë pallatit me Shigjeta, vijon të mbetet e tensionuar.
 
Romët deklarojnë se ndihen të kërcënuar nga pronari ku pretendohet të ngrihet një pallat, ndërsa bëjnë presion se nëse dëbohen me forcë do të vetëdigjen.

"Duam nga qeveria strehim, se unë kam qënë e para që kamë marrë bidonat e benzinës, ku bashkë me fëmijët desh u dogja brenda në shtëpi. Pronari më tha mua dil nga baraka, unë nuk dal se kam 7 fëmijë dhe skam ku shkoj. Më mirë të na vrasin se s'kam ku të shkoj", u shpreh një banore.

"Benzinën e kemi, për çdo gjë nësë nuk na respektojnë të marrim fëmijët tanë, të na shuhët rraca fare, në këtë do bëjmë, se s'kemi rrugëzgjidhje tjetër", tha një tjetër.

"Unë dje do vdisja nga zemra, asnjë ambulancë, asi gjo, asi gjo", u shpreh një banore tjetër.

Ndërkohë, përfaqësues të Avokatit të Popullit, në emër të këtij institucioni kanë kërkuar ndjekje penale për këdo funksionar të shtetit që nuk kryen detyrën.

“I bëjmë thirje Burgajt të marrë të gjitha masat për të ndaluar në mënyrë emergjente punën në këtë vendbanim të komunitet rom. Avokati i Popullit do të dërgojë në ndjekje penale të gjithë ata funskionarë të cilët nuk e kryejnë detyrën e tyre. I bën thirrje Bashkisë dhe ministrisë së Punës të punojnë urgjentisht për strehimin e 30 familjeve rome”, tha Besnik Deda, drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Qytetarët pranë Avokatit të Popullit.

37 familje rome prej ditësh qëndrojnë me frikën e dëbimit nga toka ku banojnë prej vitesh, pasi në atë zonë pretendohet të ndërtohet nga pronari i saj një pallat.
rome
rome 1
(Foto: Familjet rome te "Pallati me shigjeta")

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator