Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 lç piper i zi
- 1 lç spec i kuq pluhur
- 1 lç rigon
- 1 ls kripë
- 1 spec i kuq
- 2 vezë
- Pak miell
- Bukë e thërrmuar
- Majdanoz
Përgatitja:

Grijmë qepën në rende ose mikser dhe bashkojmë të gjithë përbërësit në një enë. E punojmë mirë brumin e përgatitur dhe e lemë të pushojë për disa minuta në frigorifer. Më pas realizojmë qofte në formë hamburgeri sa pëllëmba e dorës. I pudrosim me pak miell dhe galetë, i vendosim në talierë dhe i shtypim mirë me duar. I skuqim në vaj të nxehtë dhe i vendosim në një pjatancë me letër kuzhine për të përthithur vajin nga procesi i skuqjes.
Komente

