Guvernatori i Floridës Ron DeSantis i dha fund fushatës së tij në kuadër të nominimeve për zgjedhjet presidenciale, shkruan Reuters.
Njoftimi për tërheqjen e një kundërshtari tjetër të Donald Trump vjen pas humbjes së tij në zgjedhjet e Iowa-s dhe vetëm pak 24 orë para garës në New Hampshire.
Mediat e komentojnë si një goditje shkatërruese për karrierën premtuese të guvernatorit të Floridës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
De Santis ia atribuoi humbjen e Iowa-s motit, përkushtimit të medias konservatore ndaj ish-presidentit amerikan dhe një breshërie reklamash negative kundër tij.
Tani tërheqja nga gara për nominim i lë alternativën e vetme Trumpit dhe ish-ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)