Talenti dhe vokali i këngëtares është vënë re edhe nga studio prestigjioze dhe e njohur “Berman Brothers”, me të cilët ka nënshkruar një kontratë për realizimin e këngëve.
E në fakt siç e shohim edhe nga foto e publikuar në profilin e saj në Facebook, Rona ka nisur regjistrimet për hitin e saj më të ri që do të mbaj vulën e kësaj studio muzikore.
Gjithashtu këngëtarja është shprehur se do të vijë së shpejti për fansat me këngë siç di t’i realizojë vetëm ajo.
Këngëtarja Nishliu ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në Eurovizion me këngën përfaqësuese të Shqipërisë, “Suus” dhe për këtë arsye ka marrë mjaft komente pozitive.
(xh.k/shqiptarja.com)