Ronald Bejko i përgjigjet Tritan Shehut: Sanço Panço që dje akuzonte Berishën e sot e mbron

Ronald Bejko i përgjigjet Tritan Shehut: Sanço Panço që dje akuzonte Berishën e sot e mbron

Roland Bejko, i cili është emëruar në krye të PD-së së Gjirokastrës, i është përgjigjur Tritan Shehut, që e ka sulmuar atë. Me një postim në Facebook, Bejko i drejtohet Tritan Shehut si 'Sanço Panço', teksa thekson se ai që sot mbron Berishën, dikur nuk hezitonte ta akuzonte atë.

Postimi i plotë:

Vura re se caktimi im si Drejtues Politik i Qarkut Gjirokastër sot nga Kryetari i PDSH z. Lulzim Basha e paska mërzitur shumë Tritan Shehun, deputetin e emëruar dy herë në krye të atij Qarku në mënyrën më spekullative të mundshme nga dy bashkëkryetarët e PD gjatë këtyre tetë viteve në opozitë.

Si në 2017, ashtu edhe në 2020, Tritan Sheu ka qenë njeriu më pak i votuar nga anëtarët e partisë në Gjirokastër si kandidat për kandidat për deputet. Ndërsa unë kam qenë më i propozuari prej tyre. Po edhe të tjera figura lokale e qëndrore kanë qenë para tij. Por edhe në mos të isha unë në atë pozicion, dikush tjetër duhet të ish në krye të atij Qarku, por ai, jo. Ky ishte një gabim i korrigjuar me të drejtë nga z. Basha, por vonë e me shumë kosto për PD-në.

Pastaj se kush është Don Kishoti e Sanço Panço që shkruan Triti në paçavuren e vet, këtë më mirë se vet ai e di gjithë opinioni publik.

Don Kishoti në fakt, është shefi i Tritanit, Ai pra, që, qysh prej 9 shtatorit ka marrë ushtën e mburojën e po lufton me mullinjtë e erës anëembanë Shqipërisë me idenë se do mundë SHBA-të që e kanë shpallur "Non grata" familjarisht dhe që e bëri PD-në e demokratët katërqindcopash duke i çuar deri edhe në përplasje fizike për intetesat e tij.

Ndërsa Sanço Panço, është ky i mërzituri që fyen mua, ky pra që i ka hipur gomarit të politikës shqiptare që kur e emëruan kryetar të PD-së (nga ku vet shefi i tij e përzuri me shkelma pak vite më vonë. Thonë se ishte mërzitur ngaqë e imitonte keq në gjuhë e gjestikulacione kur fliste), si dhe president të firmës "Shqiponja" e akuzuar kjo mediatikisht për thyerjen e embargos ndërkombëtare duke furnizuar me naftë Millosheviçin që i kish vënë flakën Ballkanit.

Sanço Pançua është mërzitur sot dhe ka sulmuar fort atë që  para zgjedhjeve i lëpihej në mënyrën më të neveritshme, por drithëruese në sy të demokratëve të jugut për një vend deputeti, duke e quajtur  "lider perëndimor, vizionar, të ardhmen e politikës shqiptare, dhe ndaj të cilit betohej se do i ishte mirënjohës për besimin që pati treguar ndaj tij", pra Lulzim Bashën, i cili e caktoi për të keqen e tij dy herë, kundër vullnetit të demokratëve në krye të listës në Gjirokastër.

Ikja e Tritit nga ai Qark është e vonuar, pak rëndësi ka nëse duhet të isha unë a një demokrat tjetër në vend të tij.

Ky është në fakt edhe fundi i një kaste politikanësh të korruptuar që e kanë parë politikën si monopolin e tyre,  ndaj edhe zëvendësimin nga vendet që i patën vjedhur me hile, e shikojnë si padrejtësi. Ne "punonjësve të përkushtuar të partisë" na kanë parë qysh nga vitet 90 si shërbëtorët e tyre,që kishim për detyrë vetëm t'u mblidhnim vota për t'u siguruar atyre pushtetin e përjetshëm në këtë botë, por dhe në botën tjetër.

Kthimi im në Gjirokastër, në fakt është kthim në shtëpi. PD-në në atë zonë, ne do përpiqemi ta ringremë më të fortë.

Kush do të iki, i qoftë rruga e mbarë. Të mirëseardhur janë të gjithë ata që u qëndronin larg varmihësve të politikës së vjetër, të dhunshme dhe të korruptuar, qofshin të rrinj a të vjetër në moshë.

Koha është të shikojmë drejt të ardhmes. Të shkuarën ta lëmë në punën e vet. Atë nuk e ndryshojmë dot.

Ps. Këtu poshtë është fyerja që ka përdorur ndaj meje z. Shehu për turpin e tij, që në fakt ka që nga 1997 që nuk e njef se çfarë është turpi.

Është bela kur e vret turpin, s'të bën më asgjë përshtypje, as skuqesh, as zverdhesh.


Lajmi kryesor:

Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i PD në Shkodër: Duhet një figurë që bashkon demokratët! Basha emëron Alibeajn! Pas Tritan Shehut në Gjirokastër caktohet Roland Bejko


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë