Ronaldinho firmos sërish me
Barcelonën, këtë herë jo si lojta

Ronaldinho firmos sërish me<br />Barcelonën, këtë herë jo si lojta
Braziliani i cili kaloi pesë sezone fantastike në Camp Nou, përpara se të transferohej te në Itali te skuadra e Milan-it, është rikthyer sërish te Barcelona, por këtë herë i veshur me kostumin e zyrtarit të klubit katalanas.

Barcelona e ka konfirmuar rikthimin e Ronaldinho-s dhe ka zbuluar se ai do të jetë ambasadori i skuadrës dhe gjithashtu një lojtar në skuadrën e legjendave të saj, skuadër e cila luan disa ndeshjen në vit në të gjithë botën.

Ronaldiho ka hyrë në fushë 207 herë si një lojtarë i Barcelonës, pjesë e së cilës ishte nga viti 2003-2008, duke shënuar 94 gola dhe fituar Champions League në 2005-2006, si dhe titullin kampion të La Liga.

Sipas një deklarate të klubit katalanas, Ronaldinho do të përfaqësojë skuadrën në evente dhe ceremoni të ndryshme për disa vite, si dhe do të marri pjesë në aktivitete të ndryshme ku do të ndaj eksperiencën e tij me të rinjtë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos