Ronaldinho: Neymar idhulli i Brazilit
në një nivel me Messin dhe Ronaldon

Ronaldinho: Neymar idhulli i Brazilit<br />në një nivel me Messin dhe Ronaldon
Braziliani i mirënjohur, Ronaldinho, beson se patrioti i tij, Neymar, tashmë është në të njëjtin nivel me bashkëlojtarin e tij tek Barcelona, Lionel Messi, dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Së bashku me Messin dhe Luis Suarez, Neymar përbën një nga sulmet më të mira në botë, të cilin e posedon në formën e një “tridenti” Barcelona. Neymar, 25 vjeç, ka fituar dy tituj në La Liga tashmë dhe një Champions.

Ronaldinho shprehet se Neymar, së bashku me Messin dhe Ronaldon, konsiderohen me të drejtë si lojtarët më të mirë në planet.

“Neymar është një mik i ngushtë i imi. Ai është sot idhulli më i madh i Brazilit",-tha Ronaldinho në Dubai, të mërkurën. "Ai është tashmë në të njëjtin nivel me Ronaldon dhe Messin.

Me të vërtetë shpresoj që një ditë do të mund të fitojë “Topin e Artë”. Shpresoj të ketë suksese të vazhdueshme. Ai është tashmë në mesin e më të mirëve dhe “Topi i Artë” mbetet vetëm një çështje kohe.”


Ashtu si Neymar, Ronaldinho luajti te Barça, duke fituar dy tituj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2006.

Por, 97-herë përfaqësuesi i kombëtares braziliane, nuk ishte gati për të krahasuar Barcelonën e sotme me atë të kohës së tij: “Kurrë nuk më pëlqen ky lloj krahasimi. Ne ishim një ekip i madh, me lojtarë të mëdhenj.

Edhe Barcelona e sotme, gjithashtu, ka një ekip të madh, me lojtarë të mëdhenj. Unë kam qenë i suksesshëm, ekipi im ishte i suksesshëm, kemi fituar shumë trofe. Në anën tjetër, Barcelona e sotme mbetet e njëjta: shumë e suksesshme, kështu që dua të uroj më të mirën për ta”
,-ishin fjalët e Ronaldinhos.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve