Ronaldo 'kthehet' sërish te Sportingu:
Objektiv, thyerja e tabusë Champions

Ronaldo 'kthehet' sërish te Sportingu:<br />Objektiv, thyerja e tabusë Champions
Data 14 shtator do të jetë një ditë e veçantë për sulmuesin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo pasi do të rikthehet aty ku nisi karrierën si futbollist profesionist.
 
Përballjen kundër Sportingut të Lisbonës në kuadër të fazës së grupeve të Champions League, Ronaldo e përshkruan në këtë mënyrë “Është një ndeshje e veçantë, kundër një ekipi të veçantë.
 
Mendoj se kanë ekip shumë të mirë dhe do të jetë një moment i veçantë në jetën time, pasi është klubi ku unë mora hapat e parë” tha ai.
 
Më pas Ronaldo është ndalur edhe te objektivi këtë edicion në Champions League, që është thyerja e tabusë për ta fituar dy herë radhazi.
 
“Mendoj se është e mundur që ta fitojmë përsëri Championsin. Do të jetë e vështirë, por ne do të tentojmë” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma