Ronaldo beson në suksesin e Brazilit në Botërorin 2014

Ronaldo beson në suksesin e Brazilit në Botërorin 2014
Ish-futbollisti i kombëtares së Brazilit, Ronaldo është i bindur se kombëtarja e tij do të mund ta fitojë titullin e kampionit botëror në vitin 2014.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve është i kënaqur me forcën e kombëtares braziliane dhe me talentet e rinj, të cilët do të jenë shtylla e skuadrës në Botërorin e ardhshëm që mbahet pikërisht në Brazil.

“Ndërrimi i gjeneratës ka sjellë një lëvizje pozitive në lojën e kombëtares, e cila në të ardhmen do ta arrijë kulmin e saj. Brazili ka kohë të mjaftueshme deri në vitin 2014 për t’u përgatitur sa më mirë për Kupën e Botës dhe të bëhet konkurrenti kryesor për ta fituar trofeun”, ka theksuar Ronaldo.

Ai më pas iu referua të rinjve, të cilët do të jenë faktor kryesor në sukseset e Brazilit. “Nejmari edhe pse 19-vjeç po tregon një kualitet të lartë dhe aftësi të jashtëzakonshme në fushën e gjelbër. Së bashku me futbollistët e tjerë të ri, ai do ta përbëjë bazën e skuadrës, e cila para publikut vendës do të ketë mundësi të madhe për të arritur deri te maja e futbollit botëror”, ka nënvizuar legjenda braziliane.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut