Fenomeni i futbollit, Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë, për mediat portugeze, ku i kërkon UEFA-s të reagojë ndaj incidendit të pa precedent gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Numëri 1 i përfaqësueses portugeze shprehet të ketë mbetur tejet i habitur kur ka parë filmimet mbi dhunën që është ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë.
 
Ronaldo pasi shprehet i shqetësuar dhe mbi “mikpritjen serbe”, që pret dhe ekipin e tij kombëtar, i kërkon UEFA-s të reagojë e të mos lejohen më tolerime që dëmtojnë bukurinë e futbollit.
 
“Pas ndeshjes me Danimarkën mora vesh që në Serbi kishte plasur sherri i madh ndërmjet tifozëve serb që sulmuan lojtarët shqiptar. Kur kam parë filmimet mbeta i habitur, ndoshta edhe ne do të kemi një mikpritje të till në Serbi, por shpresoj se UEFA do të reagojë sepse nuk duhet të lejohen kësisoj tolerimesh që dëmtojnë këtë sport të bukur”- deklaroi Crisitano Ronaldo për mediat portugeze.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)