Në Itali mediat raportojnë se Juventusi është hedhur në sulm për Joao Felix, ‘yllin’ e Benfikës që po kërkohet nga gjysma e Europës. 19-vjeçari ka bërë paraqitje mbrresëlënëse këtë sezon dhe prej pak muajsh është në shënjestërn e sërë klubesh në Europë.
Gjithsesi nga sa raportohet nga ‘mediasset’ Juventus ka favore për të firmosur me talentin portugez. E para është Cristiano Ronaldo, futbollisti i blerë nga Real Madrid që ka dhënë dritën jeshile për blerjen e bashkëkombasit të tij si dhe ndikimi që mund të ketë fituesi i 5 herë “Topit të Artë” në këtë tratativë.
Gjithashtu një favor i Juventusit është edhe Jorge Mendes, agjentit të Felix dhe Cristiano Ronaldos. Që pas transferimit të CR7 në Torino marrëdhëniet me agjentin në fjalë janë shumë të mira dhe kjo shihet si përparësi për Fabio Paratici-n, drejtorin sportiv të ‘zonjës’.
Për momentin problem i vetëm dhe më i madh është pretendimi Benfica-s, që nuk heq dorë pa 120 mln euro. Një shifër e cila me sa raportohet është e afërt me atë që kanë përgatitur Manchester City dhe Paris SG.