Ronaldo e Messi jashtë Championsit/ PSG eliminon Barcelonën, Liverpool në çerekfinale (VIDEO)

Duhej një mrekulli që nuk erdhi. Barcelona për herë të parë pas 14 vitesh nuk do të jetë në fazën çerekfinale të Champions League pasi është eliminuar nga PSG. Pas humbjes 4-1 në ndeshjen e parë katalanasve u duhej një mrekulli për të kaluar më tej dhe bën një ndeshje shumë të mirë por jo sa për t’u kualifikuar.

PSG-Barcelona ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions u mbyll në barazim 1-1 dhe janë francezët që kalojnë më tej. Sa i përket rezultatit çdo gjë ndodh në pjesën e parë me Mbappe që kalon vendasit në avantazh duke kthyer në gol një penallti por kapiteni Leo Messi barazon me një super gol nga larg. Ylli argjentinas kishte shans të artë për të ndezur shpresat por sheh t’i pritet një penallti nga Keylor Navas. PSG në çerekfinale dhe Barça në shtëpi. Për herë të parë pas 16 vitesh as Ronaldo e as Messi nuk do jenë në çerekfinalet e kompeticionit evropian më të rëndësishëm për klube.

Me një fitore fotokopje ndaj Lajpcig,  Liverpool shkëlqen në Champions dhe arrin fazën çerekfinale. Në Budapest anglezët e mundën sërish 2-0 Lajpcig ashtu si në ndeshjen e parë dhe avancojnë më tej. Golat u shënuan në fraksionin e dytë nga yjet e skuadrës. Fillimisht Salah e më pas tundi rrjetën edhe Sadio Mane./Përgatiti Andi Kapxhiu
 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë